James Rodriguez planifikon që në sezonin e ardhshëm të mos luajë në Santiago Bernabeu.
Mesfushori kolumbian u transferua me bujë të madhe te Real Madridi në vitin 2014, mirëpo nuk arriti t’i plotësonte pritshmëritë.
Për një sezon ka qenë i huazuar te Bayern Munichu, ndërsa pas kthimit te Los Blancos nuk ka gjetur hapësira të duhura për lojë.
Për këtë arsye, ai dëshiron një klub ku do të luajë më shumë dhe këtë ia mundëson Evertoni.
James ka vendosur që t’i ulë kërkesat e tij për pagën e lartë, në mënyrë që ta realizojë largimin nga Reali dhe skuadra e Carlo Ancelottit është një opsion i mirë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.