Luiz Suarez mund të luajë për Juventusin sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e Andrea Pirlos është duke konsideruar një veprim për sulmuesin që pritet të largohet nga Barcelona.
Sulmuesi uruguaian është raportuar se do të largohet nga Camp Nou pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.
Largimi i tij nga Barcelona ka bërë që Suarez të lidhet menjëherë me shumë klube të mëdha evropiane.
Sipas mediumit Goal.com, Suarez i është ofruar kampionëve në fuqi të Serie A, Juventusit, pasi ata janë në sulm për një sulmues të ri.
Juventusi është treg për një qendërsulmues tjetër, pasi menaxheri i ri, Pirlo, së fundmi ka konfirmuar largimin e Gonzalo Higuainit.
Suarez, tani 33 vjeç, kurrë më parë nuk ka luajtur në Serie A dhe është transferuar te Barcelona nga Liverpooli në vitin 2014, ndërsa më parë luajti në Eredivisie për Ajaxin.
Ndryshe, çmimi i lojtarit ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit dhe Zonja e Vjetër do të mund ta transferonte për rreth 40 milionë euro. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.