Tifozët e Liverpoolit njihen si më të zjarrtit në botë
Në Kosovë ka shumë tifozë që përkrahin Liverpoolin dhe një prej tyre madje kishte bërë bujë të madhe, pasi nuk i preu flokët për 17 vite, derisa ‘Të Kuqtë’ fituan Premier Ligën, shkruan Reporteri.net
Dhe tani është një tjetër tifoz kosovar i kësaj skuadre që ka vendosur që djali tij ta ketë emrin Gerrard.
“Falenderimi i takon Zotit që sot erdhi në jetë Gerrardi, djali jonë,” ka shkruar babai i Gerrardit të vogël në Facebook.
Ndryshe, Gerrard është një legjendë te Liverpooli dhe njëri nga më të dashurit e tifozëve të kësaj skuadre.
Ai qëndroi për 17 vite në Anfield duke fituar gjithçka, përveç Premier Ligës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.