Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas raportimit të mediumit amerika Bloomberg, i cili renditë Kosovën në vendin e parë në listën e vdekjes nga COVID-19 në nivel botëror.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kusari Lila ka thënë se vendin e solli në këtë pikë “Qeverisja Akademike” me menaxhim katastrofal të pandemisë, bashkë me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka deklaruar se kur japin kritika akterët politik lidhur me këtë çështje, sulmohen e fyhen, por tani që këtë lajm e publikon një medium si Bloomberg, cila është përgjigjja e kujdestarëve të fjalës dhe mendimit kritik, pyet ajo.
Mediumi amerikan ‘Bloomberg’ e ka nxjerrë Kosovën si shteti i cili renditet në vendin e parë në botë për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë në periudhën nga 19 deri më 26 gusht.
“Vendi me vdekjet më të mëdha në botë nga koronavirusi aktualisht është Kosova”, thuhet në artikullin e mediumit prestigjioz amerikan, transmeton Gazeta Express.
“Bloomberg” shkruan se në Kosovë gjysma e popullsisë është nën moshën 25-vjeçare, derisa në javën e kaluar sipas përllogaritjeve ka shënuar 52.2 vdekje për 1 milion banorë, duke lënë prapa Kolumbinë.
Ky është postimi i saj i plotë:
Ku e solli “Qeverisja Akademike” Kosovën?!
Terr e zi e kemi brenda në mes të ditës së verës.
Kur e themi ne të cilët jemi aktiv në politikë, na sulmojnë, na fyejnë dhe na quajnë me emra.
Por tani kur e publikon këtë lajm një medium si Bloomberg nga ShBA, athua cila është përgjigja e kujdestarëve të fjalës dhe mendimit kritik?!
Shteti me numrin më të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë për tërë javën e fundit të Gushtit jemi ne, Kosova. Pas kemi lënë shtetet të cilat kanë sisteme dikatoriale, varfëri, trafikantë të drogës dhe të qenieve njerëzore.
Është e dukshme se emëruesi i përbashkët i vdekjeve nga virusi për të gjitha shtetet dhe Kosovën në top listë është:
Menaxhimi katastrofal i pandemisë bashkë me nivelin e lartë të krimit dhe korrupsionit shoqëruar me arrogancën e udhëheqësve shtetëror të cilët injorojnë profesionistët dhe vendimet profesionale duke i zëvëndësuar ato me vendime politike oportune.
Këtu e solli vendin “Qeverisja Akademike” – në krye të listës së zezë të vdekjeve në nivel borëror. /Reporteri.net/