Vedat Muriqi vazhdon të jetë lojtar i Fenerbahces
Lazio është klubi më i interesuar për shërbimet e tij, por marrëveshja nuk është arritur akoma pasi klubi turk dëshiron 20 milionë euro, shkruan Reporteri.net
Presidenti i Fenerit, Ali Koc beson se nëse Muriqi do të qëndrojë atëherë klubi i tij është favorit për ta fituar titullin në Turqi.
“Ne duam 20 milionë euro për ta liruar Muriqin. Nëse ai do të qëndrojë me ne, do të jemi favorit për titull dhe falë paraqitjeve të tij ne do të jemi në gjendje ta shesim për një shifër më të lartë vitin e ardhshëm,” ka thënë Koc.
Ndryshe, prizrenasi së fundi ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm që ta ndihmojë Kosovën për dy ndeshjet e muajit shtator. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.