×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjesti fisnik i qytetarit nga Prishtina, i gjen 200 euro dhe i dorëzon në Polici

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 19:31

    Një qytetar i Prishtinës i ka gjetur më shumë se 200 euro para të gatshme dhe i ka dorëzuar në Policinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.


    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, qytetari i ka dorëzuar paratë në Stacionin Policor Qendra. Ai paratë i kishte gjetur në Lagjen e Muhaxherëve.

    “Sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pala ka deklaruar se paratë e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Policia e ka falënderuar qytetarin dhe i ka bërë thirrje personit që i ka humbur paratë që të lajmërohet në Polici dhe t’i marrë paratë.

    “Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura””, ka njoftuar Policia./Reporteri.net

    https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3382518728475306

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!