Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nuk e përjashton mundësinë e ashpërsimit të masave kundër Covid-19 në vend. Por sipas tij, nëse do të respektohen masat aktuale kundër coronavirusit nuk do të ketë nevojë për një gjë të tillë.
“Asnjë masë nuk do ta marrim pa informim paraprak me qytetarët, kryetarët e komunave dhe institucionet tjera. Por nëse ne e rrisim kujdesin atëherë nuk do të kemi nevojë për masa shtesë. Nëse ka nevojë do të marrim edhe masa të tjera më radikale për të mbrojtur shëndetin”, tha Zemaj në intervistë për RTK-në.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me coronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,100 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton coronavirusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.