×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina paralajmëron një tjetër transferim ‘bombastik’

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 23:07

    Prishtina po vepron ndryshe nga të gjitha klubet e tjera në botë.


    Klubi bardhekaltër po përdor një strategji interesante, duke paralajmëruar për transferimet e reja që pas një kohe të shkurtër po zyrtarizohen.

    Pas sulmuesit Leotrim Kryeziut, Prishtina ka paralajmëruar një tjetër transferim ‘bombastik’, kësaj here nga Izraeli.

    Kështu së paku ka njoftuar faqja zyrtare e klubit në Facebook. Megjithatë, raportohet se lojtari në fjalë është mesfushori Sabien Lilaj, i cili luajti në periudhën e artë të Skenderbeut në Shqipëri.

    Ndryshe, Prishtinës iu larguan pesë futbollistë kryesorë dhe tani po tenton të krijojë një ekip që do ta sillte titullin pas shtatë viteve në kryeqytet.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!