×
  • Sport
  • Sport

    Lewandowski thyen heshtjen dhe flet për Topin e Artë

    Reporteri
    29 Gusht 2020 | 12:37

    Topi i Artë nuk do t’i jepet asnjë lojtari këtë vit pasi kështu vendosi ‘France Football’


    Tifozë të shumtë të botës së futbollit thonë se është padrejtësi që këtë vit Topi i Artë të mos i dhurohet Lewandowskit, shkruan Reporteri.net

    Sulmuesi polak ishte futbollisti kyç i Bayern Munichut, duke qenë golashënuesi më i mirë në Bundesligë dhe Ligën e Kampionëve.

    Edhe vetë Lewa pretendon se nëse ky çmim do të jepej sivjet, atëherë ai do ta meritonte që ta fitonte.

    I pyetur se kujt do t’ia jepte Topin e Artë këtë sezon polaku dha këtë përgjigje:

    “Vetes time. Kemi fituar gjithçka që ishte për t’u fituar dhe unë isha golashënuesit më i mirë në të gjitha garat”, ka thënë Lewa.

    “Çdo lojtar që do të ishte në vendin tim, do e fitonte, mirëpo që fati ishte ky dhe Topi i Artë nuk do të jepet në këtë vit”.

    Topi i Artë këtë vit nuk do t’i dhurohet askujt si pasojë e pandemisë COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!