Mercedesi nuk ka rivalë, Hamilton është i një niveli tjetër.
Piloti britanik siguroi “pole position” e 93-të të karrierës në Çmimin e Madh të Belgjikës. Është e vërtetë që “Shigjetat e Zeza” konfirmuar se janë makina për t’u marrë si pikë referimi, por diferencën në fund e bëri Hamilton, që regjistroi një kohë pak me shumë se gjysmë sekonde më të shpejtë se shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas.
Vija e parë e nisjes e tëra për Mercedesin, ndërsa kohën e tretë më të mirë e regjistroi Max Verstappen, me vetëm 15 të mijtat më shumë se Bottas. Holandezi i Red Bullit është shpresa e vetme për të parë në Spa një garë të luftuar.
Protagonist tjetër pozitiv ishte Daniel Ricciardo, me kohën e katërt më të mirë, ndërsa pas tij renditen me radhë Alexander Albon, Esteban Ocon, Carlos Sainz, Sergio Perez dhe Lance Stroll. Pozicioni 10-të i përket Lando Norrisit. Po Ferrari? “Kokëkuqja” rezultoi dështim total. Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel u eliminuan në provat e dyta e do të nisen të dy në vijën e shtatë (vendet 13 dhe 14).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.