Werder Bremen nuk e lejon Milot Rashicën që t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e shtatorit kundër Moldavisë dhe Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve
Klubi gjerman ia ka ndaluar tre futbollsitëve të tyre që t’i bashkohen Kombëtareve për ndeshjet e muajit shtator, shkruan Reporteri.net
Tahith Chong, Milos Velkovic dhe Milot Rashica nuk janë lejuar nga Werderi që t’iu bashkohen Komëbtareve të tyre.
Das Trio @TahithC, @milotrashica und @Milos5Veljkovic wird nicht zu den Nationalmannschaften reisen.
Der Hintergrund ? https://t.co/kIWawaXJXe#Werder pic.twitter.com/Ga9fJ3pz8H
— SV Werder Bremen (@werderbremen) August 29, 2020
Krejt kjo ka shkaku i pandemisë COVID-19 dhe nga frika se pas rikthimit lojtarët duhet të karantinhoen për 2 javë.
“Arsyeja është se lojtari rrezikon nëse udhëton në zonat e rrezikshme që janë definuar nga Instituti Robert Koch edhe nëse pas rikthimit ata dalin negativë në testin për COVID-19, ai duhet të karantinohet për dy javë”, thuhet në njoftimin e ëerderit.
Ndryshe, Miloti sot luajti në ndeshjen miqësore kundër St Pauli ku shënoi një gol shumë të bukur. /Reporteri.net/