×
  • Lajme
  • Botë

    Mbi 25 milionë të infektuar me COVID-19 në botë

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 8:54

    Që nga fillimi i pandemisë, mbi 25 milionë persona në të gjithë botën janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.


    Sipas të dhënave nga Worldometer, 25,170,014 persona janë infektuar me koronavirus në tërë globin.

    Prej tyre, 17,5 milionë persona e kanë fituar betejën me sëmundjen, ndërsa 846,785 të tjerë kanë vdekur.

    Vendi më i goditur nga pandemia janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numërohen 6.1 milionë të infektuar si dhe 186,855 viktima si pasojë e këtij virusi.

    SHBA pasohet nga Brazili, ku numërohen 3.8 milionë të infektuar dhe 120,498 viktima. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!