×
  • Sport
  • Sport

    LeBron James dhe Lakers kalojnë në gjysmëfinale të Perëndimit

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 10:40

    LA Lakers kanë kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.


    Ky sukses erdhi pas fitores në ndeshjen e pestë ndaj Portland, me rezultat 131-122.

    Kujtojmë se Lakers e kishte humbur ndeshjen e parë, por arritën të përmbyste gjithçka, me katër fitore radhazi në këtë seri, për të kaluar në gjysmëfinale.

    LeBron James ishte i jashtëzakonshëm, duke shënuar 36 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime, ndërsa Anthony Davis shënoi 49 pikë.

    Lakers në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore do të takohet me fituesin e duelit Houston-OKC, ku rezultat momental është 3-2 në të mirë të Houston.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!