×
  • Sport
  • Sport

    Tre musketirët kosovarë vazhdojnë ta bëjnë ligjin në Norvegji – Berisha dhe Ibrahimaj shënojnë gola të bukur për Vikingun

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 22:23

    Viking e ka mposhtur me rezultat 3-2 Molden në kuadër të javës së 16-të në kampionatin norvegjez


    Edhe kjo fitore e Vikingut erdhi pas një performance fantastike të futbollistëve kosovarë, shkruan Reporteri.net

    Veton Berisha, Ylldren Ibrahimaj dhe Zymer Bytyqi ishin startues për Vikingun në këtë takim, me dy të parët që shënuan gola të bukur kundër Moldes, derisa i fundit asistoi në golat e tyre.

    Berisha ishte i pari që shënoi në minutën e 58-të pas një kundërsulmi të suksesshëm nga Vikingu.

    Ibrahimaj në minutën e 73-të shënoi një gol shumë të bukur me të majtën e tij, derisa tre minuta më vonë ylli kosovar dha një asist në golin e tretë Vikingut që u shënua nga Torsteinbos.

    Kujtojmë që treshja kosovare janë futbollistë kyç të Vikingut ku vazhdimisht po shënojnë e asistojnë në kampionatin norvegjez.

    Ndryshe, Berisha deri tani ka shënuar 8 gola dhe është topgoashënuesi i Vikingut, derisa Ibrahimaj dhe Bytyqi kanë realizuar nga 3 gola. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!