Vazhdon saga mes Leo Messit dhe Barcelonës. Sulmuesi kërkon të largohet si lojtar i lirë , ndërsa ekipi katalanas insiston në klauzolën prej 700 milionë eurosh.
Së fundmi edhe La Liga doli me një deklaratë ku i jepte të drejtë Barcelonës për klauzolën prej 700 milionë eurosh.
Por gazetari i njohur, Alfredo Martinez e ka demantuar si La Ligën ashtu edhe Barcelonën. Ai ka treguar një pikë në kontratë që tregon se Messi ka të drejtë në pretendimin e tij, transmeton Sinjali Sportiv.
“Bëhet fjalë për një kontratë prej tre sezonesh plus një vit tjetër. Në vitin e katërt futet në fuqi klauzola që e lejon Messin të largohet pa u paguar 700 milionë euro”, thuhet në reagimin e Martinez.
“Dëmshpërblimi prej 700 milionë eurosh nuk do aplikohet kur prishja e kontratës nga futbollisti do të ketë efekt në fundin e sezonit 2019-2020”, përfundon postimi i gazetarit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.