×
  • Lajme
  • Lajme

    200 euro për test për Covid-19 në laboratorin e vajzës së Blerim Devollit, ministri Zemaj e heq fajin prej vetës

    Reporteri
    31 Gusht 2020 | 17:00

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një vizite në QKUK ndër të tjera ka folur edhe për laboratorin privat “Medical & Laboratory Services”, të vajzës së Blerim Devollit, për çmimet 200 euro për testim PCR, për të cilën çështje raportoi e para Gazeta Online “Reporteri.net”.


    Zemaj tha se mbikëqyrja e këtyre laboratorëve është detyrë e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, ndërsa theksoi se MSH-ja po i licenson vetëm ata laboratorë që po i përmbushin kriteret.

    “Çka kam pasur ta them e kemi thënë nëpërmjet komunikatës së MSH-së dhe këto tema t’i trajtoni pa ndërhyrje dhe ngarkesa të atyre që janë në konflikt në personal dhe të oligarkëve të ndryshëm. Kemi licencuar më shumë se 120 laboratorë. Jemi në proces të licencimit dhe tjerëve. Të gjithë që plotësojnë kriteret do të licencohen. Është kompetencë e organeve të tjera t’i mbikëqyrin, përfshirë AKK-ja e ATK-ja. Ne e bëjmë punën tonë profesionale”, ka thënë Zemaj.

    Zyrtarë të Autoritetit të Konkurrencës kanë thënë dje për Gazetën Online “Reporteri.net” se nëse laboratori në fjalë vendosur çmim në vlerë prej 200 euro për test PCR dhe e ka deklaruar një çmim tjetër në AKK, ky laborator potencialisht ka bërë këto shkelje ligjore dhe mund të mbyllet.

    Fatura e lëshuar nga ky laborator e publikuar në rrjetet sociale vërteton se çmimi për testin molekular për COVID-19 kap shifrën e 200 eurove.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!