Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka zbuluar detaje lidhur me atë se si ka shkuar deri te propozimi i Ramush Haradinajt kandidat për president.
Tahiri ka thënë në T7 se ishte nënkryetari i partisë, Ahmet Isufi ai që e ka dhënë propozimin për Haradinajn në takimin e Këshillit Drejtues të AAK’së.
“Ahmet Isufi e mori fjalën tha shiko kryetar krejt Kosova o ka flet për përfshirje të PDK’së e për presidentin, unë mendoj që Këshilli Drejtues duhet me ta dhanë ty mandatin me të votu për president. Ahmeti e ka ngrit si çështje, është mirë me fol me partner”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.