Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë edhe detaje.
“Sot rreth orës 17:58, është raportuar për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Sami Gashi”, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante policore”, ka thënë Fexhrije Pllana, Zëdhënese e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.
Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor drejt QKUK-së.
“Viktma është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë, kurse për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK Prishtinë”.
Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe arma e cila dyshohet që është përdorur në rast, është konfiskuar nga policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.