×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga ngjarja e rëndë në Malishevë: 61 vjeçari plagosi djalin dhe mbajti peng 10 anëtarë të familjes

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 13:30

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llapqevë të Malishevës. Reporteri.net gjatë ditës raportoi se një person 61-vjeçar mbrëmë rreth orës 23:40 nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij 24-vjeçar.


    Por, përveç plagosjes së djalit, i dyshuari kishte mbajtur peng edhe anëtarët e tjerë të familjes.

    Gjithsej 10 anëtarët të familjes ishin mbajtur peng nga 61 vjeçari, por që kishin arritur të mbyllin derën me çelës për të shmangur ndonjë tragjedi.

    I dyshuari e kishte lajmëruar vetë policinë për krejt këtë ngjarje, të cilëve iu kishte thënë se ka vrarë dikë prej familjes.

    Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta  ka konfirmuar për Reporterin se i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

    “I dyshuari N.H 61 vjeç pas arrestimit ka rezultuar nën ndikim të alkoolit. I njëjti me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë ndërsa vepra penale e dyshuar është cilësuar si vrasje në tentativë. Në vendngjarje është gjetur një revolver Magnum me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Viktima L.H 26 vjeç për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, pas ndihmës së parë në QKMF është transportuar për në QKUK Prishtinë”, ka thënë Graishta për Reporterin.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!