Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas përfundimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka thënë se nesër pritet finalizimin i asaj çka ësht biseduar në takimin e sotëm, shkruan Reporteri.net. Hoti ka thënë se nuk është diskutuar çështja e shkëmbimit të territoreve.
“Jemi takuar me O’Brien dhe Grenell. Kishim një takim me presidentin serb gjithashtu. Nesër presim të finalizojmë këtë diskutim që patëm sot”, tha Hoti.
“Një gjë mund t’iu them që marrëveshje të dëmshme dhe të papranueshme asnjëherë nuk kanë ardhë dhe nuk do të vijnë nga Shtëpia e Bardhë”, ka shtuar ai.
“E kemi bërë një progres në çështjet ekonomike dhe kemi bërë një hap të madh”
“As nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e shkëmbimit të territoreve”
“Ju nesër do të shihni marrëveshjen sepse kështu është diskutuar”.