Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur të shtunën në qytetin e Pejë, si pasojë një person ka marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, Driton Rugova.
“Sonte në ora 22:15 policia ka marrë informatën se në sheshin e Pejës ka ndodhur një rrahjes në mes dy grupeve të të rinjve. Nga kjo një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës” ka thënë Rugova.
Ai ka bërë të ditur se, lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar,
Rugova tha se viktima dhe i dyshuari të dy janë të mitur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.