×
  • Lajme
  • Lajme

    Lirohet personi që u arrestua mbrëmë në shesh

    Reporteri
    13 Shtator 2020 | 16:04

    Është liruar personi që u arrestua mbrëmë nga policia në sheshin “Nënë Tereza”, për shkak të mosmbajtjes së maskës.


    Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij Fanol Krasniqi.

    “Po tani e ka marrë fletlëshimin. Ai ka qenë i ndaluar për 48 orë. Klienti im akuzohet për kanosje të zyrtarëve policor dhe mosbindje ndaj urdhërave. Tani jemi duke pritur hetimet nga Inspektorati i Policisë”, ka thënë Krasniqi për KlanKosova.

    Arrestimi i këtij qytetari ka shkaktuar reagime të shumta.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Daut Haradinaj tha se kjo sjellje nuk iu ka hije policisë.

    Deklarim rreth këtij rasti bëri edhe Policia e Kosovës.

    Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha se i dyshuari kishte kërcënuar zyrtarët e policisë dhe ishte treguar arrogant.

    Lidhur me rastin hetimet i ka nisur edhe Inspektorati i Policor i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!