Disa aktivistë të opozitës serbe janë parë në Berlin duke protestuar kundër Presidentit të tyre, Aleksandër Vuçiq.
Aktivistët nga opozita e Serbisë, tash e disa muaj janë duke protestuar në Beograd kundër Vuçiqit.
Kujtojmë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një protestë në Berlin.
Sipas organizatorëve qëllimi i protestës ka qenë t’i tregojnë botës që Thaçi dhe Vuçiqi nuk janë përfaqësuesit e duhur të cilët nuk paraqesin unitetit e qytetarëve.
Presidenti serb është duke qëndruar në Berlin me ftesë të Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe Presidentit francez, Emmanuel Macron, për të marrë pjesë në Samitin e Berlinit.
Pjesë e këtij takimi janë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj e ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli.
Ndryshe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në hapjen e Samitit të Berlinit ka folur për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë me ç’rast ka theksuar se pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa i pari i Francës ka kërkuar nga të dyja palët, Kosovës dhe Serbisë, që të heqin dorë nga emocionet. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.