Feronikeli e ka mposhtur Gjilanin me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së parë të Superligës së Kosovës
Bedri Greca, ish-lojtari i Gjilanit shkëlqeu në këtë takim duke shënuar hat-trik për Feronikelin, shkruan Reporteri.net
Greca shënoi në minutat 14′, 42′ dhe 54′, derisa golin e katërt për Niklin e realizoi Santos në minutën e 95′.
Gjilani në këtë takim tregoi një paraqitje shumë të dobët dhe mund të humbiste me ndonjë rezultat edhe më të thellë se 4-0. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.