Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, në intervistën e dhënë për Reporteri.net ka folur edhe për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.
Haradinaj i ka quajtur heronj Thaçin e Veselin. Por edhe i ka ‘goditur’ ata rreth këtij epiteti.
“A janë heronj të luftës, janë. Të paqes, kanë gabime, janë heronj të Speciales, se e kanë votuar”, ka thënë Haradinaj REPORTERI/INTERVISTA.
Ai më tej ndërsa ka folur për Specialen, e ka quajtur këtë gjykatë të kuzhinës serbe.
“Specialja është gjellëtore. Është krejt e kuzhinës serbe”, ka thënë Haradinaj në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai thotë se janë për zbulimin e të gjitha krimeve, por jo të ndihmoje Serbia, por kjo të bëhet nga drejtësia kosovare. /Reporteri.net/.