Elbasan Rashani ka shënuar gol për Odd
Odd po luan me Stabaek në kuadër të javës së 18-të në Norvegji, shkruan Reporteri.net
Odd është duke fituar me rezultat 1-0 pas pjesës së parë dhe golin për vendasit e ka shënuar Rashani.
Sulmuesi kosovar në minutën e 28-të u gjend më së miri në zonë dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë.
Ndryshe, sot në Norvegji gola kanë shënuar edhe Zymber Bytyqi dhe Veton Berisha për Vikingun. /Reporteri.net/