Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit vetëm me fjalë e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.
Haradinaj thotë se VV kurrë nuk e ka kundërshtuar seriozisht formimin e kësaj gjykate.
“VV nuk e ka kundërshtuar kurrë Specialen përnime, e kanë thënë, por nga e ‘thëna në të bërë është një det i tërë’”, tha Haradinaj në REPORTERI/INTERVISTA.
Haradinaj tha se VV nuk ka votuar kundër, por ka dalë nga salla.
“Të abstenosh dhe të mos votosh kundër janë dy sene krejt të ndryshme”, tha Haradinaj.
Ai tha se ish-ambasadori amerikan, Greig Delawie i ka frikësuar deputetët e VV-së.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.