Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka komentuar ardhjen e një delegacioni të qeverisë amerikane në Kosovë.
Për vizitën e nesërme të ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, ka reaguar edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Sipas Pacollit, kjo vizitë është shenjë e fuqishme e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për normalizimin ekonomik.
Theksojmë se delegacioni amerikanë nesër do të takohet me përfaqësuesit e lartë të Qeverisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Pacollit:
Vizita nesër e ambasadorit Richard Grenell dhe Adam Boehler, Kryeshef i Korporatës Amerikane për Financim Zhvillimor, është një shenjë e fuqishmë e angazhimit që Shtetet e Bashkuara i japin zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Shtëpisë së Bardhë për Normalizimin Ekonomik.
Duke zbatuar me sukses projektet ekonomike dhe të infrastrukturës, ekonomia e Kosovës do të fitojë një formë dhe shtysë të re, e cila është e rëndësishme për krijimin e vendeve të reja të punës dhe lidhjen e tregut tonë me tregje më të mëdha në të gjithë Evropën.
Këto projekte më financin amerikan do të ndryshojnë mënyrën e të bërit biznes dhe do të hapin mundësi tjera zhvillimore për Kosovën.
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10164007289920153/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARANbFnZiNrvtsbnWkkMGk1nrF6jbnXK36G52SYsEMR-zd5Do_S6TkEYbEdhxHfe_P18Cy8m3WoKnvfVI35YOeig18TQwLLyQjxwh1g8oHMOa9cVE5iQK5_5a0l25vFFyqMB9mH7G2yfoq40Jr7AcASYTNSnsB7L9ufwJ3T516z0wNOo51KsyG7aaUN1CIY02yQ0DfjJSJqaGMY8uSUvmPF2KLjHuFP-z3ZKuzioHV5UATfpmYwrfcJnpXiYjh7NArWNldcx8AyXxAC_5l3WxyFCTK7_sEPQOgt7-iu4nS7kkTl5hK47625VEn_yMaCQTCo86TcV5LtMfkD94o2a&__tn__=-R