×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër qytetarë kishin mbetur në Bjeshkët e Rugovës, shpëtohen nga FSK-ja

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 14:19

    Njësia e Kërkim-Shpëtimit e Gardës Kombëtare të FSK-së, ka arritur që sot herët në mëngjes t’i shpëtojë katër qytetarë, të cilët kishin mbetur në bjeshkët e Rugovës.


    Ky aksion është realizuar me sukses në fshatin Drelaj të Rugovës së Pejës, përcjell Insajderi.org

    Personat e shpëtuar ishin pjesëtarë të shoqatës alpiniste “Gjeravica”. Njëri prej tyre ishte i lënduar, ndërsa iu ofrua edhe trajtim mjekësor.

    Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se operacioni, në kushte nate dhe në terren të vështirë, u zhvillua duke filluar mbrëmë prej orës 23:00, e duke përfunduar suksesshëm sot në orët e hershme të mëngjesit.

    “Njësia e FSK-së operacionin e realizoi në koordinim me njësitë e Policisë së Kosovës, zjarrfikësit lokalë, ndërsa evakuimin e personave e ka bërë në bashkëpunim me shoqatën e kërkim-shpëtimit malor ‘Peja’. Angazhimi vetëmohues dhe profesionalizimi i lartë i pjesëtarëve të njësive të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, si edhe njësive tjera dëshmohen në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo situatë në shërbim të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

    https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/3302977199783576

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!