Jose Maria Gimenez është testuar pozitiv për COVID-19.
Atletico Madrid ka njoftuar se Jose Maria Gimenez është testuar pozitiv për COVID-19.
Klubi nga La Liga ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një komunikate të publikuar në profilin zyrtar në Twitter.
Mbrojtësi uruguaian në pritje të testeve të tjera do të zhvillojë stërvitje individuale.
Gimenez është asimptomatik dhe ka qenë në izolim në shtëpinë e tij në pritje të rezultatit të testit ku tani do të karantinohet sipas protokolit të stafit mjekësor të Atletico Madridit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.