×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: Edon Zhegrova nënshkruan me këtë gjigant

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 19:22

    Një lajm i mirë vjen para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut. Sulmuesi anësor i Kosovës, Edon Zhegrova, ka nënshkruar kontratë me gjigantin zviceran, Basel.


    Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi zviceran.

    “Zhegrova do të nënshkruajë me Baselin deri në verën e vitit 2023. Mirë se u ktheve përsëri”, ka shkruar Basel.

    Zhegrova ishte kthyer nga huazimi tek Baseli për tek skuadra e Genkut në Belgjikë.

    Por, lojtari këmbëngulte që të mbetej pjesë e Basel, dëshirë kjo që u plotësua sot.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!