Ish-ministri i shëndetësisë, Arben Vitia pritet sot të raportoi para deputetëve të komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë COVID-19 nga ana e Qeverisë bashkë me ish- zëvendës ministrin e Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Ditën e djeshme në këtë komision u raportua edhe për vdekjen e Agon Musliut i cili vdiq në Qendrën e Studentëve e cila ishte kthyer në karantinë në pandemi për gjithë ata që ktheheshin nga shtetet tjera.
Deputetët e këtij komisioni fillimisht morën në pyetje ish-menaxherin e karantinës, Valdet Hashani i cili gjatë intervistimit tha se asnjë qytetar i pranuar në qendrën e karantinës nuk është liruar pa vlerësimin shëndetësor të ekipeve mjekësore, derisa ka shtuar edhe se me këtë rast tha se në vlerësimet mjekësore nuk ka pasur asnjë diagnozë për gjenden shëndetësore të të ndjerit, Agon Musliu.
Kujtojmë se dje Naim Musliu babai i të ndjerit i cili ka akuzuar deputetët e Vetëvendosjes se pse nuk e kanë ngritur zërin për djalin e tyre. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.