Luis Suarez është largua nga Barcelona pasi trajneri i ri, Ronald Koeman nuk e dëshironte në skuadër
‘El Pistolero’ tani do ta vazhdojë karrierën te Atletico Madridi ku ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Simeones, shkruan Reporteri.net
Në konferencën e fundit për shtyp si lojtar i Barcelonës uruguaiani shpërtheu në lot dhe trego arsyet e largimit nga Camp Nou.
— Hagrid ✆ (@HagridFCB) September 24, 2020
“Ka qenë një muaj i çmendur.Klubi kishte nevojë për ndryshime dhe trajneri nuk llogariste në mua,” ka thënë Suarez.
“E pranoj dhe respektoj vendimin e Koeman që nuk llogarit në mua,”.
Ndryshe, Suarez ka shënuar 198 gola dhe ka fituar 13 trofe gjatë kohës sa ishte lojtar i Barcelonës. /Reporteri.net/