Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Minierën e Trepçës-njësia në Leposaviq. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një punëtor.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar Kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.
Sipas Gërgurit, aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.
“Në minierën e Trepçës- njësia në Leposaviq ka ndodhur një aksident i cili ka përfunduar me fatalitet. Aksidenti ka ndodhur në njësinë përpunuese-flotacion.
Për vend ngjarje janë nisur inspektoret nga KPMM”, ka thënë ai për Reporterin.
Ai ka bërë të ditur se siç është njoftuar nga inspektorët, punëtori fillimisht e ka humbur krahun dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të ju mbijetojë plagëve.
“Siç më kanë njoftuar inspektorët, fillimisht e ka humbur krahun në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mnbijetojë plagëve”, ka thënë Gërguri. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.