Pjesa kryesore e qyteteve të vendit patën jo pak probleme për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.
Pas një vere të gjatë dhe të thatë, shirat pushtuan të gjithë vendin, ndërsa në disa qytete, si Tirana, Durrësi, Shkodra etj pati probleme edhe me përmbytjet.
Por ndryshe ndodh në majat e Korabit, aty ku si në disa maja të tjera, përveç shiut, kanë nisur reshjet e para të dëborës.
Fotot që sjellim më poshtë e që po bëjnë xhiron e rrjetit, janë një peisazh që të le pa fjalë.
Kujtojmë se reshje dëbore, pavarësisht se jemi zyrtarisht në vjeshtë, ka patur edhe në majat e Gjallicës dhe Koritnikut në Kukës si dhe në Malet e Sharrit në Kosovë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.