×
  • Lajme
  • Lajme

    Vonohen deputetët, edhe pas gjysmë ore nuk nis seanca e Kuvendit

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 12:34

    Seanca e Kuvendit të Kosovës ishte caktuar që sot të niste në ora 12:00.


    Megjithatë, edhe pse kanë kaluar gati gjysmë ore, deputetët nuk janë ulur në vendet e tyre dhe seanca nuk ka nisur.

    Në sallë janë parë deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare.

    Sot në rend të ditës është edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione ka dërguar emrat e kandidatëve për Avokat të Popullit – Edona Hajullahu, Naim Qelaj, Xhavit Shala

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!