Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë urën në Sukth dhe njëra nga makinat ka përfunduar në lumin Erzen.
Fatmirësisht bëhet me dije se nuk ka të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Më datë 28.09.2020, rreth orës 19:30, në Sukth, Durrës, një mjet me drejtuese shtetasen L.H., është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin F.B.
Për shkak të përplasjes mjeti tip “Vollswagen”, ka rrëshkitur në shtratin e lumit Erzen e për pasojë janë lënduar 3 shtetas pasagjer në mjetin tip “Volkswagen”, të cilët ndodhen në spital për kontroll mjeksor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.