Aktakuza ndaj Nasim Haradinajt do të dorëzohet shumë shpejt, ka thënë prokurorja gjatë seancës.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar po punon shumë shpejt për dorëzimin e një aktakuze ndaj Haradinajt brenda një kohe sa më të shkurtër”, është thënë nga prokurorja gjatë seancës.
Haradinajt paraprakisht i ishin lexuar të drejtat dhe ishte pyetur nëse i kupton, të cilës pyetje Haradinaj i është përgjigjur në mënyrë pohuese.
Prokurori i Speciales ka treguar disa arsye përse u arrestua Nasim Haradinaj. /Reporteri.net/.