×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokurori i Speciales tregon disa arsye përse u arrestua Nasim Haradinaj

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 15:35

    Kreu i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, është paraqitur sot para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Hagë.


    Prokurori i Speciales ka thënë se Haradinaj u arrestua pasi vuri dokumente konfidenciale të Dhomës së Specializuar para mediave, me çrast dha të dhëna për dëshmitarët e mundshëm duke i ekspozuarata.

    “Është përgjegjës penalisht për këto vepra: frikësim, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës”, ka bërë të ditur gjatë seancës gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

    Prokurori tha se arretimi i Haradinajt ishte i domosdoshëm pasi ekziston rreziku i arratisjes, dhe motivi për të penguar hetimet ose për përsëritje të veprës penale.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!