Skuadra e Napolit sot ka pranuar rezultatet e testeve për COVID-19, me Amir Rrahamin dhe shokët tjerë të skuadrës që kanë rezultuar negativë
Testimet te Napoli janë bërë pasi te kundërshtari i tyre i javës së fundit, Genoa, pati 14 raste të infektimit me Koronavirus, shkruan Reporteri.net
Me anë të një njoftimi Napoli ka treguar se të gjithë lojtarët kanë rezoltuar negativë, derisa testet e radhës do të bëhen nesër pasdite.
“Tamponët e bërë dje në grupin e ekipit të SCC Napolit janë të gjitha negative. Tamponët e radhës do të kryhen nesër pasdite në Qendrën e Trajnimit”, thuhet në njoftimin e klubit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.