Federata e Futbollit e Kosovës me lirimin e masave anti Covid-19 dhe lejimin e garave sportive, ka filluar të organizojë me kujdes edhe aktivitetet për fëmijë në kuadër të programit “Grassroots”.
Të gjitha anëtaret e UEFA-s çdo vit në muajin shtator realizojnë javën e festivalit të futbollit “Grassroots Week”, me qëllim të nxitjes së fëmijëve për t’u marrë me sport, përkatësisht me futboll, por këtë vit për shkak të pandemisë aktivitetet e këtij lloji kanë qenë më të reduktuara.
Megjithatë, sot në Hanin e Elezit, FFK ka mbajtur aktivitetin me fëmijët e shkollave të kësaj komune.
Vajza dhe djem të ndarë në grupe të vogla në përkujdesje te trajnerëve të futbollit dhe profesorëve janë argëtuar me lojën e futbollit në stadiumin “Suad Brava”. Festivali “Grassroots Week” do të vazhdojë edhe në komunat tjera të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.