Gjashtë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Komunën e Podujevës.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 2 dy raste janë nga qyteti dhe nga një rast në fshatrat; Dumosh, Lladoc, Llapashticë e Epërme dhe Lupç i Poshtëm.
Epidemiologia e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Bedrie Rama ka thënë se numri i rasteve aktive aktualisht është 30.
“Sot janë konfirmuar gjashtë raste të reja pozitive me COVID-19 në Podujevë. Aktualisht në këtë komunë aktivë me virusin korona janë 30 persona. Ndërkaq, jemi në pritje të rezultateve edhe për 40 qytetarë”, tha Rama.
Epidemiologia e QKMF-së dhe Koordinatorja e Shtabit Emergjent ka theksuar se tre nxënës në këtë komunë kanë rezultuar pozitivë për coronavirus.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.