Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 10 pacientë me COVID-19, ndërsa nga këta katër janë në oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 176 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime radiologjike dhe prej tyre 75 rëntgen, 33 EHO dhe 7 CT-ja.
192 pacientë kanë kryer analiza gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Në total këta pacientë kanë bërë 2.664 analiza.
Gjatë 24 orëve në këtë spital kanë qenë tri lindje. Dy lindje kanë qenë normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur tri foshnja, një i gjinisë mashkullore dhe dy të gjinisë femërore. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.