Aksioni i Karaçevës për mbylljen e kazinove është duke vazhduar edhe sot në rajone të tjera të Kosovës.
Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës, Prokuroria e Gjilanit dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Në këtë aksion nuk është e përfshirë komuna e Kamenicës. Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.
“Si komunë jemi të informuar për zhvillimin e aksionit në Karaçevë nga institucionet e sigurisë, por ne nuk jemi të përfshirë për faktin se veprimtaritë të cilat janë duke u hetuar nga ta, nuk janë në mandatin dhe kompetencat e komunës”, thuhet në përgjigjen e tij dhënë Expressit.
Zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kriminale atje.
Një aksion i madh është kryer sot në orët e mëngjesit në Karaçevë, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Inspektoratit të Policisë, Inspektoratit të Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Policisë së Kosovës.