×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia sërish në aksion, po vazhdohet aksioni “Karaçeva” në rajone të tjera të Kosovës

    Reporteri
    01 Tetor 2020 | 10:31

    Aksioni i Karaçevës për mbylljen e kazinove është duke vazhduar edhe sot në rajone të tjera të Kosovës.


    Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Policia e Kosovës, Prokuroira e Gjilanit dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se në orët e para të mëngjesit të 01 Tetorit 2020, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës dhe agjencitë e tjera bashkëpunuese, janë duke ekzekutuar urdhërkontrolle në rajone të ndryshme të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Aty thuhet po ashtu se ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.

    “Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë operacion të përbashkët”, thuhet në fund të njoftimit.

    https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/3487415614652283?__xts__%5B0%5D=68.ARB87huPVUnlaoH9LNLau-8AjHI5Bz9ERwkhuFT19UwrSgwxtQjrFzZkokTLyaxGo_T_CBJebSRDPmPQGU2O8ALVbC21bwR9ceSmI8cUToU2wvTDNNbvF3EHzvu5xSfT41FdMi9mDCUuyIk4IdsQ6Ni5MCHLR5SR2wPw_qQgJRR3L4r1uoyCD7xJt6Bjon1usP5d0Tgl6y8R2B3-gvTpQB1HNyhvf1tv2l7RnF99CCdA4Maw5OBSCmFVHBEiRVDxZxFIGPOHBr20kp3_woGHOwpA0nydXdY6LocNk5j13vIjcMjk3CR3XZA91maHHnQD1WL0Ml2sRDaPGUiXtP_3eg&__tn__=-R

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!