Policia e Kosovës është ende duke vazhduar aksionin “Karaçeva” në disa rajone të Kosovës.
Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se policia po zhvillon aksion edhe në qytetin e Pejës ku atje ka arrestuar pronarin e fabrikës së përpunimit të mishit “BUQUKU”, Jeton Buquku, i cili aktualisht ndodhet në stacionin policor të Pejës nën dyshimin për mish të kontrabanduar.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike.
Reporteri.net mëson se në këtë aksion Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës po asiston me një numër të madh të inspektorëve, apo konkretisht me një sektor të tërë.
Kujtojmë se ky aksion është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.