Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, i ka thënë Lëvizjes Vetëvendosje që t’i bëjnë 40 vota për rrëzimin e qeverisë dhe PDK’ja do të votojë që qeveria të rrëzohet.
“Çështja e zgjedhjes nuk varet vetëm nga PDK’ja. Sepse PDK’ja nuk do të mund ta çonte vendin në zgjedhje pa pasur një qarje në koalicion”, është shprehur Ismaili.
Tutje, ai tha se këto vota mund t’i bëjnë bashkë me Vjosa Osmanin.
“Le t’ua nënshkruajnë Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli e të tjerët. Le t’i bëjnë 40 vota. Nisni mocionin, votat e tjera i keni për rrëzim. Pikë”, ka thënë Ismaili.
“Me 40 vota nuk rrëzohet qeveria, por le t’i sjellin 40 vota, pastaj me votat tona e rrëzojmë qeverinë”, shtoi Ismaili.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.