×
  • Lajme
  • Lajme

    1,359 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 8:16

    Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë ka rënë në 1,359. Kjo pasi në muajin e fundit rastet e reja kanë shënuar rënie, ndërsa numri i të shëruarve ka shënuar rritje.


    Deri më tani numri total i rasteve pozitive është 15.663, ndërsa janë shënuar 627 viktima.

    13,677 pacientë janë shëruar, ndërsa aktive kanë mbetur 1.359.

    “Numri total i rasteve pozitive është 15,663 raste nga 68,463 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 627 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 123 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,677 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,359”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!