Partia Demokratikë e Kosovës (PDK) dega në Vushtrri e ka shpallur kryetarin e kësaj komune Xhafer Tahiri si “Turisti i vitit 2020”, shkruan Reporteri.net.
Sipas kryetarit të të rinjve të PDK-së në këtë komunë Lorik Maxhuni, Xhafer Tahiri i ka çuar tri vite dëm. Sipas atyre ai ngjan me një mashtrues tipik që sa e merr votën zhduket.
“Turisti i vitit 2020 në Vushtrri shpallet Xhafer Tahiri. 3 vite të shkuara dëm e duke bërë dëm. Të ngjanë me mashtruesit tipik që sa marrin votën zhduken për mos t’i parë më. Asnjë investim serioz, asnjë shkollë, asnjë çerdhe as edhe një gurë për këtë vend”, ka shkruar Maxhuni.
Ata thonë se Tahiri nuk jeton në Vushtrri dhe se edhe fëmijët i shkollon në Prishtinë.
“Çdo ditë vije në Vushtrri nga Prishtina, këtu vetëm na e ha bukën e harxhon çajin. Nuk jeton në Vushtrri, fëmijët i shkollohen në Prishtinë. Kur ne na merr uji, e na ndalet rryma, ne jemi këtu duke i jetuar çdo ditë problemet bashkë, Xhaferi ikën në rehatin e vetë drejt Prishtinës. Ai të nesërmen vie prapë në mëngjes, si gjithmonë, si një turist. Andaj bashkë me rininë e Partisë Demokratike të Vushtrrisë vendosëm t’a shpallim Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahirin, turistin e vitit 2020”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.