×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas 11 vitesh, gazetari Kushtrim Sadiku konfirmon largimin nga Klan Kosova

    Reporteri
    02 Tetor 2020 | 18:50

    Gazetari, Kushtrim Sadiku, ka konfirmuar largimin e tij nga televizioni Klan Kosova.


    Sadiku ishte që në fillimet e lindjes së këtij mediumi, si drejtues i një sërë emisionesh të rëndësishme nga sfera e politikës.

    Për largimin e Sadikut nga ky televizion ditë më parë ka raportuar Gazeta Online “Reporteri.net”. 

    Ai në shkrimin e tij të lamtumirës ka falënderuar të gjithë kolegët për kohën që kanë ndarë bashkë, gjatë këtyre 11 viteve punë në këtë medium.

    “Ishte e bukur për aq sa zgjati”, ka shkruar Sadiku në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!